Akoma nuk po “bie pluhuri” mbas ndeshjes kualifikuese mes Perusë dhe Kolumbisë që mbaroi në barazim 1-1, një rezultat që i çoi këto dy përfaqësuese në Kupën e Botës Rusi 2018. Mediumet, mbas kësaj ndeshjeje, menjëherë, akuzuan sulmuesin kolumbian, Radamel Falkao, se u kishte thënë futbollistëve vendas të Perusë që të mos sulmonin drejt portës së tyre në momentet e fundit të ndeshjes.
Futbollisti i Perusë, Renato Tapia, zbuloi se çfarë i kishte thënë atij Falkao. “Vëlla, ne bashkë do të shkojmë më tej. Le të jemi të kënaqur me këtë rezultat që na përgjigjet si juve, ashtu edhe neve”, citon fjalët e Tapisë gazeta “El Tigre”. Falkao, nga ana tjetër, u justifikua, duke thënë se vetëm i kishte treguar futbollistit peruan rezultatet e ndeshjeve të tjera.
Sfidanti.al