Pas Roben, radha i vjen Maskeranos; lë Argjentinen pas botërorit

Pas Arjen Roben, një tjetër emër me peshë në futbollim botëror vendos t’i thotë lamturmiërën skuadrës përfaqeësuese të vendit të tij. Bëhet fjalë për Javier Maskeranon i cili ka vendosur që botërori i Rrusisë të jetë aktiviteti i fundit për të me Argjentinën. ‘Cikli im me përfaqësuesen argjentinase mbyllet në Rusi-tha Maskerano-tashmë nuk kam më objektiva për të arrritur.

Fakti që do të luaj edhe një Kupe Bote duke pasur shanset për arritjen e një tjetër finaleje është ndër të paktat gjëra që më kanë mbetur’ Maskerano foli edhe për dyshimet e tij në lidhje me qëndrimin e mëtejshëm te Barcelona duke mos e përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga katalanasit .’Kam ende një kontratë për të respektuar me klubin, por është e qartë se në përfundim të sezonit do të mendoj se cfarë do të bëj-vijoi Maskerano-gjithsesi  ende nuk kam folur me askënd për këtë cështje. Te Barcelona të gjithë kanë treguar se janë të kënaqur me mua, por do të kem kohë të mendohem për këtë’.

Sfidanti.al