Guardiola dhe “armata spanjolle” dominojnë shtatorin e Premier Ligës!

Një pozë e merituar, me ata që e ndihmuan për të fituar këtë çmim. Pep Guardiola pati konfirmimin e formës së shkëlqyer të tij dhe të Mançester Sitit, duke u vlerësuar si trajneri i muajit shtator në Premier Ligën angleze. Siti kryeson tabelën dhe dominon në Angli dhe Europë, ndaj edhe katalanasi me meritë e fitoi çmimin prestigjioz. Gjithsesi, Pep, vendosi të tregohej realist dhe sportiv. Ai bëri fotografinë e çmimit duke pasur në krah gjithë “skuadrën ndihmëse”, e cila është krejtësisht nga Spanja, një përzierje jo vetëm katalanase.

Nga e majta në të djathtë, duke mos llogaritur Guardiolën janë Shabi Mansisdor (trajner i portierëve), Rodolfo Borrel (ndihmëstrajner), Domenek Torrent (ndihmëstrajner), Brajan Kid (ndihmëstrajner), Mikel Arteta (ndihmëstrajner), Karles Planshart (ndihmëstrajner). Në “skuadrën ndihmëse” është pra një anglez, Brajan Kid, i vetmi nga vendasit që mund të mburret se ka aq nivel sa të ndihmojë Pepin. Në shtator, Siti fitoi ndaj Liverpulit, Çelsit, Kristal Palasit dhe Uatfordit, duke shënuar 17 gola.

Sfidanti.al