E pabesueshme: Janë kampionë të kontinenteve, por nuk do të jenë në Botëror!?

A është e mundur që tri përfaqësuese që kanë triumfuar në kontinentet e tyre, nuk do të mund të marrin pjesë në Kupën e Botës Rusi 2018? Po, është e mundur.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë se ekipet përfaqësues, kampionë të Amerikës Jugore, Amerikës Veriore e Qëndrore dhe të Afrikës nuk do të marrin pjesë në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik në botë që do të zhvillohet vitin tjetër në Rusi.

Botërori në Rusi do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e SHBA-së, Kilit dhe të Kamerunit që janë kampionë aktualë në kontinentet e tyre.

Sfidanti.al