Fasone i zhgënjen tifozët e Milanit, Bajerni shpon xhepin e “djallit”

Milani, gjatë këtij sezoni transferimesh, ka bërë shumë blerje, duke realizuar pothuajse të gjithë objektivat që i kishte vënë vetes. Sidoqoftë, një nga drejtuesit e klubit milanez, Fasone, tha, dje, se ky klub nuk është në gjendje që të sjellë një mesfushor, shërbimet e të cilit ai i donte aq shumë. Milani synonte që ta përforconte mesfushën e saj me Renato Sançesin e Bajernit të Mynihut, por bavarezët kërkuan për të një shumë, të cilën klubi italian, tani, nuk është në gjendje që ta paguajë.

“Momentalisht, bisedimet për të nuk po zhvillohen me Bajernin. Ne kemi komunikuar me Karl Hainc Rumenigen, me të cilin kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Disa herë kemi qenë në situatën, kur Bajerni na ka ofruar shumën që ai kërkon, por ne, tani për tani, nuk jemi në gjendje që ta paguajmë atë”, tha Fasone.

Trajneri i Bajernit, Karlo Ançeloti, tha,  se ai nuk është i sigurt, nëse Renato Sançes do të jetë pjesë e ekipit të tij, kështu që shanset e transferimit të këtij futbollisti janë 50-50.

Sfidanti.al