Vojçeh Shesni nënshkroi një kontratë katërvjeçare me Juventusin dhe, sikurse duket, gradualisht, po përgatitet që t’i zërë vendin legjendës së portës torineze, Xhixhi Bufon. “Nukështë dëshira juaj që ju bashkon me një klub të tillë, pasi është Juventusi ai që ju zgjedh dhe ky ështënjë nder i madh. Kam kohë që e pres këtë moment dhe, tani, jam shumë i lumtur”, tha portieri polak, Shesni, mbas nënshkrimit të kontratës.
Një mbeshtjetje të pritshme ai mori edhe nga vetë Bufoni dhe Shçesni thotëështë shumë i nderuar dhe i lumtur se do të mësojë nga një portier i përmasave të tilla. “Po, kam folur me Xhixhin, ai është një njeri i mbrekullueshëm dhe është shumë e rëndësishme që unë do të stërvitem me të, tha Shçesni, pasi nënshkroi me Juventusin që do t’i paguajë si “zhdëmtim” Arsenalit 11,5 milionë euro.