Stadiumit të Strumicës, ku, sikurse dihet, është parashikuar që të zhvillohet edhe ndeshja eliminatore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, më 5 shtator, iu dha një notë negative për organizimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve mes Vardarit të Shkupit dhe Malmoes së Suedisë. Midis shkaqeve që çuan nëdhënien e vlerësimit negativ, ishin: sulmet, madje edhe me gurë, kundër tifozëve miq dhe lejimi i kontatit të afërt në tribunën qëndrore të tifozëve me gjyqtarët e ndeshjes.
Ndeshja Vardar – Malmoe u monitorua nga afër nga UEFA që, në një të ardhme të afërt, do të duhet të japë vlerësimin e saj për zhvillimin e ndeshjes kualifikuese mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, në fillim të shtatorit. Sikursae dihet, tanimë, Federata e Futbollit të Shqipërisë ka bindjen se ndeshja nuk mund të luhet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, megjithëse ajo (federata shqiptare) ka bërë të ditur se do ta respektojë vendimine UEFA-s lidhur me këtë ndeshje, sido që të jetë ai.
Sfidanti.al