Cfare meraku ka Murinjo – mesazh Celsit pas transferimit të Moratës

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, në një prononcim të tij mbas transferimit për 85 milionë euro të Alvaro Moratës nga Reali te Celsi, vuri në dukje se ekipi i tij ka një nga sulmuesit më tëmirë dhe se ai nuk do që të bëjë komente për vajtjen e Moratës në “Stemford Brixh”.

“Me të vërtetë, mua nuk më intereson se çfarë bën Celsi. Ne kemi marrë një sulmues fantastik dhe ardhja e tij është shumë e rëndësishme për neve. Mendoj se ne kemi një nga sulmuesit më tëmirë në Evropë. Duket qartë se Clesi ishte i detyruar të merrte një sulmues mbas situatës së krijuar me Diego Kostën”, vuri në dukje Murinjo që ka vënë shpresa të mëdha te sulmuesi, në fakt, i shkëlqyer, Romelu Lukaku, që, deri tani, kaluajtur me Evertonin.

Sfidanti.al