Bunacë para stuhisë: Kryesia e Barçes hesht, Nejmari u shmanget gazetarëve

Pas lajmeve të para për një megatransferim në Evropë, mediumet katalonjas konstatojnë një “bunacë para stuhisë”. Presidenti i Barcelonës, Xhozep Bartomeu, nuk u jep asnjë përgjigje gazetarëve lidhur me spekulimet e shumta se Nejmari do të mund të shpërngulet për te PSZH-ja franceze që, sikurse thuhet, është gati që të blejë klauzolën e tij të shitjes me vlerëprej 222 milionë eurosh. “Ne jemi të qetë, mjaft kemi folur”, është përgjigja e shkurtër e Bartomeut. Lidhur me insistimin e gazetarëve për temën që po “trondit” Barcelonën, se i porsaardhuri te PSZH-ja e ish-pjesëtari i Barcelonës Dani Alvesh, ndoshta, është një ndërmjetës kyç në bisedimet për Nejmarin, Bartomeu u tha gazetarëve: “Atëhere, pyesni atë dhe jo mua”.

Nejmari, nga ana e tij, po ruan një heshtje të plotë lidhur me këtë çështje, duke refuzuar që t’u përgjigjet gazetarëve, saqë gazeta katalonjase “Sport” e titullonteshkrimin e saj të sotëm: “Një heshtje e dyshimtë e Nejmarit!”. Spekulimeve u hodhi zjarr edhe lajmi se i ati i Nejmarit ka shkuar në Paris.

Sfidanti.al