Murinjo mund të “fërkojë duart”, Junajtid ka dy “vrasës” në sulm

Mançester Junajtid fitoi 5-2 në ndeshjen e parë miqësore të fazës përgatitore, dhe trajneri Zhoze Murinjo mund të jetë dyfish i lumtur. Së pari sepse skuadra u paraqit mirë, edhe pse përballë kishte jo një kundërshtar tepër të madh, por vendasit e Los Anxhelos Galaksisë në SHBA. Së dyti, sepse pati dy konfirmime. Romelu Lukaku luajti 45 minutat e para për skuadrën e tij të re, hedhur në fushë në pjesën e dyë, dhe u paraqit mirë, ndonëse nuk shënoi dhe humbi dy raste të pastër. Ja komenti i Murinjos për të: “Romelu është lojtar skuadre që mendon më shumë për lojën dhe fitoren e ekipit sesa për veten, ndaj unë jam shumë i lumtur me të, ai luajti më mirë edhe se ata që shënuan golat”.

“Ata që shënuan golat” kanë një emër dhe ky është Markus Rashford. Edhe për të, Murinjo pati fjalë shumë të mira.”Markus është forcuar shumë, është zgjatur 3 cm në krahasim me kohën kur unë erdha këtu dhe ka fituar muskuj, – tha Zhozeja, – ai është bërë më i mirë, sepse është rritur në moshë. Shënoi dy gola, por luajti në një tjetër formacion sesa Lukaku, por gjithsesi, ai do të ketë shanset e tij këtë sezon, pasi është shumë i shpejtë”.

Sfidanti.al