Pyetje toksike : Cila ishte Shqipëria dhe cila..San Marino?

Fjala të arta të Gjimshitit  pas ndeshjes “drithëruese”, si e kishte parashikuar dhe trajneri Maran,   me San Marinon : “ Mu duk se ata kishin më shumë kualitet se ne..”. Flitet për ekipin e fundit në Botë dhe që shënoi golin e parë për këtë edicion …pikërisht në portën tonë “bujare”.  Kurse Asllani, që më në fund doli në vitrinë edhe pse me San Marinon,  deklaron  ndryshe: “ Ne bëmë atë që kërkoi trajneri Maran..”

Si ka mundësi ? Vërtetë e ka kërkuar Maran këtë skenar ndeshjeje me San Marinon! Asllani mund të jetë dehur nga golat, por një trajner nacionaleje çfarë i ka kërkuar ekipit, kur në fushë kishte raste që nuk merrej vesh cila ishte Shqipëria e cila ishte ..San Marino !

Kemi fituar me vendin e fundit në botë, duke vendosur disa “rekorde krize ” : pësuam gol nga një ekip që nuk e kishte bërë sefte për këtë edicion, shënuam gol në minutën e 93-të, me penallti dhe të shikoje futbollistët tanë , bashke më trajnerin, se si gëzonin kur shënoi Asllani  , të dukej sikur po luanim kundër..Francës! Me këtë që ndodhi, çunat e Kombëtares, trajneri Maran dhe presidenti Duka,  na kanë dhënë shpresë se mund të  na çojnë edhe një vazo më poshtë !

Sfidanti.al