Dikur i binim gjoksit duke thënë se futbollistët tanë luajnë në kampionate të nderuar në Europë, po tani çfarë do të themi? Mos vallë e kemi gati : të gjitha rrugët të çojnë drejt ..parasë, pra drejt Arabisë. Ia kanë mbathur të gjithë “yjet kuqezi” nga Europa apo dolën tepër në ekipet e tyre? Dhe cilët janë? Asllani, Bajrami, Gjimshiti dhe Arbër Hoxha. Na ikën “intelektualet e Kombetares” nga mëmëdheu i futbollit, Europa. Edhe Broja po pret një fërshëllimë, që të largohet nga Anglia, pa kthyer fare kokën prapa…
Po të shkoj edhe Broja, do të krijonin një histori edhe përtej topit: lindën në vendin ku kishte naftë por e piu “gogoli”, dhe shkuan atje ku edhe çesmet “nuk kanë ujë , por vetëm naftë”. Dhe kur Europa të mbyll dyert, ku ka më mirë se të jesh i pasur në “shkretëtirë”…
Sfidanti.al

