Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka bërë thirrjen e fundit ‘kampione” meqë Vllaznia iu largua titullit : “ Vllaznia nuk dorëzohet, besoj tek ndershmëria e Dinamos”. Të thuash se Vllaznia nuk dorëzohet, pasi je tollovitur me zhëgnjimin e Vllaznisë në dy ndeshjet e para finale, do të thotë që edhe presidenti po e luan me “brekë nëpër këmbë” lojën e tij..
E dyta: besoj tek ndershmëria e Dinamos! Kjo frazë është për kornizë, ia vlen edhe per ginesin tonë, tamam- tamam shkon edhe për në “muzeun e nderit” te futbollit tonë.. A mund të kërkohet nder në një kampionat, ku pandershmëria është spektakli i vërtetë , ku të gjithë tradhëtojnë të gjithë dhe ..sistemi ua kall të gjithëve!
O Presidenti Vllaznisë :E pate nderin vet në dorë, të ndoqën edhe tifozët nga pas se të besuan se po i çon drejt tiullit, tani kërkon qiqra në hell..nder dhe besë në një kampionat që mbijeton vetëm në saj të veseve që nuk mbarojnë kurrë…
Sfidanti.al

