Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, vendosi që, para ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Realit dhe Juventusit, që t’i motivojë lojtarët e tij, duke i çuar ata që të shohin filmin “300 spartanët”, njofton gazeta spanjolle “Marca”. Specialisti francez i futbollit zgjodhi këtë film frymëmbajtës (2006) të regjisorit Zak Shnajder, duke synuar që lojtarët e tij të përshkohen nga shpirti luftarak i mbretit Leonidha të Spartës dhe të luftëtarëve të tij heronj.
Sikurse dihet përgjithësisht, Leonidha dhe 300 spartanët e tij përballuan ushtrinë shumëmijëshe të mbretit pers, Kserks. Zidane ishte i mendimit se shikimi i filmit “300 spartanët” ishte më i efektshëm sesa fjalimet motivuese. Zidan eshte me fat, edhe ka merite per strategjine, se ushtria e “Kserksit-Alegri” sidomos ne pjesen e dyte ia mbathi nga fusha e betejes..
Sfidanti.al