Ilaç për sytë: “Shanson” francez në fushë!

Gjithnjë, sa herë që luan ekipi përfaqësues i Francës, kjo është garanci se ai është një “ilaç” i mirë për sytë. Këtë gjë e konfirmoi edhe ndeshja e fundit me Paraguain që provoi, edhe një herë tjetër, se çdo kundërshtar që do gjendet në rrugën e të zgjedhurve të Didie Deshampit, do të merret para nga makineria e fuqishme e “trekolorëve”. Francezët dërguan në portën e paraguajanëve pesë “copë” golash, ndërkohë që nuk derdhen asnjë pikë djerse. Dikush mund të thotë se nuk duhet tepruar se, fundi i fundit, bëhet fjalë për një ekip “modest” si Paraguai, por ky dikush, sikurse duket, harron se, pikërisht, ky Paraguai, vetëm para pak muajve, u “tregoi vendin” Argjentinës dhe Kilit në fushën e këtij të fundit.

Ndërkohë, Paraguai, bashkë me Brazilin dhe Uruguain, ndodhen në majë të futbollit latinoamerikan. Si “qershia mbi tortë” në fitoren bindëse të Francës ishte “petarda” (fishekzjarr) e fundit, konkretisht, dy golat, të shënuar brenda dy minutave, nga Sisoko dhe Grizmani. Që “trekolorët” e dominuan krejtësisht ndeshjen, e tregon edhe fakti se pothuajse të gjithë të pesë golat u shënuan në hapësirën pesë metra nga porta e Paraguait. Një “Tiki-taka” e vërtetë, e saktë deri në dhimbje!

Sfidanti.al