Patris Evra: Luaj futboll 36 vjeç, sepse kam 24 vëllezër e motra!

Në ndeshjen e bamirësisë për fondacionin “Majkëll Karrik”, Patris Evra, tregoi se mosha 36-vjeçare për të, është thjesht një numër. Ashtu si vetë Majkëll Karrik, mesfushori i Mançester Junajtidi, edhe francezi vazhdon të luajë futboll në periudhë të shtyrë të jetës, madje një futboll shumë të mirë. Ai, madje, bëri një deklaratë interesante në përfundim të takimit mes veteranëve të Junajtidit dhe Yjeve nga bota, që përfundoi në barazim.

“Unë dua që të vazhdoj të luajë edhe për disa vjet, – tha mbrojtësi i Marsejës, – nuk mundem të ndaloj sepse kam 24 vëllezër e motra për të mbajtur, duhet të vrapoj.Shpresoj që edhe Karrik të vazhdojë të luajë edhe për shumë vjet”. Në ndeshjen e bamirësisë, ishin lojtarët e Mançester Junajtidit të vitit 2008, kur u fitua Liga e Kampionëve, dhe Evra u takua me Van der Sarin, Gigsin, Skoullsin, Geri Nevilin, Fleçerin, Braunin, Vidiçin, Berbatovin apo Rio Ferdinandin, pa harruar legjendarin Sër Aleks Ferguson.

Sfidanti.al