Do të duhen 80 milionë paund stërlina, që do të thotë më shumë se 90 milionë euro. Kjo është shifra që Reali i Madridit do të duhet të paguajë për David De Gean, portierin që ëndërron Florentino Perez. Presidenti spanjoll i klubit spanjoll do të donte një portier spanjoll, madje titullarin e padiskutueshëm të kombëtares së Spanjës, por Mançester Junajtid ka gjithçka në dorë dhe mund të diktojë kushtet.
De Gea ka kontratë afatgjatë në “Old Traford”, dhe po ashtu, si një kampion i vërtetë nuk ka ndërmend të bëjë kërkesë për t’u larguar, pra nuk do ta vendosë në pozitë të vështirë klubin.Ky është një respekt i tij për tifozët që e vlerësojnë aq shumë, ndonëse gardiani i portës ka dëshirë të luajë për Realin.
Pritet që Madridi të ofrojë fillimisht 40 milionë paund, rreth 45 milionë euro, por kjo shifër nuk do t’i bëjë përshtypje Zhoze Murinjos. Trajneri portugez është gati të mbetet pa De Gean, mjafton që shifra të jetë e duhura dhe ai të gjejë një zëvendësues të po këtij niveli.
Sfidanti.al