Të gjithë ankohen për arbitrat, çdo javë “pritet” ndonjë kokë arbitri në gijotinë edhe pse e dinë fort mirë se ata të shkretët janë viktima , ngaqë fajtori i vërtetë nuk është poshtë , por lart. Lart nëpër zyra, atje ku luhet një ndeshje tjetër plot me “algoritme” dhe me “magjira të zeza ”…
Këtë herë viktima ishte Egnatia kampione ! nëse do të besosh dekaratën e trajnerit Tetova, që pas humbjes me Tiranën e flaku maskën e të urtit pa fjale: “ Nuk duan ta lejojnë Egnatian! Pastaj rasti i minutës së 53-të, kur lojtari i Tiranës nuk merret fare me topin. Nuk e kuptoj pse nuk ndalon loja. Ata që e kanë parë, kanë bërë gabim njerëzor.. për herë të katërt radhazi”.
Pse thotë se nuk e lejojnë Egnatian?! Duhet edhe pak “mirënjohje” sepse Egantia ka prishur tabutë e Sistemit duke fituar 2 herë me radhë titullin kampion , lërë pastaj nëse flasim për titullin e tretë. Pale kur thotë trajneri Tetova se ata që e kanë parë, kanë bërë gabimin njerëzor..për herë të katërt radhazi. Haleluja, nuk qenka rastesi…
Të gjithë ankohen për arbitrat, por gara e kampionatit rrokulliset sipas refrenit të njohur “ hiqja Lenës dhe vërja Prenës”. Ata që qajnë një javë, qeshin javën tjetër sepse e tillë është loja. Një herë arbitrat janë më të këqinjtë , një herë nga “më të mirët në Ballkan” si vetë stadiumi ynë ..
Sfidanti.al

