Flamurtari ka njoftuar sot zyrtarisht firmën me sulmuesin nga Kongo, Archenge Bintsouka, i cili largohet nga Partizani për t’u bashkuar me ekipin vlonjat për pjesën e dytë të sezonit.
Transferimi ishte disi i papritur, duke pasur parasysh se gjatë verës Partizani kishte bërë përpjekje serioze për t’i rinovuar kontratën, ndërkohë që lojtari kishte shprehur dëshirën për t’u larguar. Për pasojë, Bintsuka kishte mbërritur me vonesë për fazën përgatitore, pasi vonoi firmën në marrëveshjen e re.
“Në familjen e Flamurtarit F.C. i urojmë mirëseardhjen sulmuesit Archange Bintsouka, i cili sjell cilësi, forcë fizike dhe një alternativë të rëndësishme në repartin e avancuar,” njoftoi klubi.
Ky lëvizje e fuqizon repartin ofensiv të Flamurtarit dhe synon të shtojë konkurrencën dhe zgjedhjet për trajnerin gjatë pjesës së mbetur të sezonit.
sfidanti.al

