Dy humbje për Dinamon, njëra në këmbë..tjetra shtrirë!

A mund të thuhet se të gjitha humbjet janë njëlloj?  E përbashket :  mbetesh pa pikë edhe pse loja ka qënë e ndryshme. Ka një dallim moral:   ka humbje kur në fund  i jep dorën kundërshtarit, ka edhe humbje që kundërshtari ta dredh  në fushë, nuk luan pastër. Dy humbjet e Dinamos njëra me Elbasanin dhe tjetra me Teutën, kanë lënë shije të skajshme. Sidomos për trajnerin Ilir Daja që për humbjen me Teutën deklaron publikisht se “ka patur vetëm 12 minuta lojë efektive”!

Pse kaq pak? Ç’ne …12minuta  ? Ç‘është  ky minimum i frikshëm loje aktive?  Futbollistët e Teutës u panë dhe u kapën me “presh në duar” që shtriheshin në fushë dhe vononin lojën, por , prapëseprapë, 12 minuta lojë e gjallë  nga  90 minuta, duket  një bilanc për rekord te zi.

Trajneri Daja i paska thënë arbitrit Jorgji, pak a shumë, pse po coptohet kështu loja, kurse abritri i FIFA-s  i ka thënë: “ Ju e keni në dorë..” Po të jetë e vërtetë, kjo pergjigje nuk të bën mirë për logjikën e arbitrimit. Teuta apo kushdo qoftë, le të shtrihet sa të dojë në fushë, po halli është se sa i shkon pas muzika e bilbilit.. e lë shtrirë apo e çon zgupthi ne këmbë. Cili futbollist qëndron akoma shtrirë në fushë , kur arbitri bën shenjë që loja të vazhdojë dhe ai po të dojë le t’ia fusë gjumit  në fushë…

Sfidanti.al