Arman Durmishi provoi për herë të parë në këtë javë, se si është të stërvitesh me ekipin e parë të Juventusit. Talenti i Shqipërisë U-19 ishte nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti, që po përgatit transfertën me Leçen. Durmishi shkëlqeu në këtë sezon me Juventusin U-20. Dhe pse 17 vjeç, ishte golashënuesi kryesor i ekipit në Primavera.

