Stanisic alarmon Bayern Munchen

Fitorja 3-1 e Bayernit daj Chelsea-t në debutimin e Champions League nuk solli vetëm buzëqeshje. Një lajm i hidhur erdhi në pjesën e dytë, kur mbrojtësi kroat, Josip Stanisic, u detyrua të linte fushën pas një përplasjeje të fortë në ajër me Trevoh Chalobah. Ai u zëvendësua nga Sasha Boey, por më pas analizat mjekësore dhanë verdiktin më të keq: këputje e pjesshme e ligamentit medial në gjurin e djathtë. Diagnoza u konfirmua nga stafi mjekësor i klubit bavarez gjatë pasdites së sotme, duke i hapur trajnerit Vincent Kompany një tjetër problem serioz. Bayern tashmë mbetet pa asnjë mbrojtës të majtë natyral, pasi edhe Alphonso Davies (këputje e ligamentit të kryqëzuar), Hiroki Ito (frakturë e mesopiedit) dhe Raphael Guerreiro (dëmtim i muskujve abdominalë) janë të gjithë jashtë loje. Kjo është një goditje e madhe për kampionët gjermanë, të cilët ndodhen përpara një sezoni të ngjeshur mes Bundesligës dhe Champions League. Kompany duhet të improvizojë me zgjidhje alternative për krahun e majtë, duke adaptuar lojtarë jashtë pozicionit natyral ose duke ndryshuar sistemin e lojës. Humbja e katër mbrojtësve të majtë në një kohë kaq të shkurtër tregon se Bayern po kalon një situatë emergjente që mund të ndikojë rëndë në ecurinë e skuadrës në javët e ardhshme.

sfidanti.al