E ardhmja e Diego Pablo Simeones te Atletico Madrid pritet të vendoset në 48 orët e ardhshme. Trajneri i skuadrës madrilene deklaroi se dëshiron të takohet me drejtuesit e klubit menjëherë pas mbylljes së sezonit për të diskutuar në lidhje me këtë cështje. ‘Të përfundojmë sezonin njëherë, pastaj me siguri të hënën do të takohem me Gil dhe Bertan për të kuptuar më mirë se cfarë do të ndodhë-tha Simeone-sigurisht do të vendosim për të mirën e klubit dhe të gjithëve ne. Bazat janë të forta. Vijmë në këtë fazë pasi përjetuam 6 vjet të jashtëzakonshem. Ndryshimi i stadiumit do të na detyrojë të japim më shumë, të gjithë ne duhet të jemi në lartësinë e duhur’
sfidanti.al