Arsenal, ndryshime në repartin e sulmit; Giroud mund të largohet në fund të sezonit.

Arsenali ka shumë mundësi që të përballet me ndryshime të shumta pas përfundimit të këtij sezoni ku reparti që mund të preket më shumë duket se është ai i sulmit me Olivier Giroud që duket se nuk do të qëndrojë më te Topçinjtë e Londrës. Sipas asaj që publikohet tek Daily Mirroir, francezi tashmë po përgatitet të largohet nga Emirates Stadium, megjithatë gjithcka do të varet nga ajo që do të ndodhë me trajnerin Arsene Wenger. Gjithnjë sipas ‘Daily Mirror’, nëse ai do të qëndrojë në stolin e Arsenalit, atëherë do të nisë një revolucion të vërtetë në skuadër që mund të prekë  pikërisht Giroud.

sfidanti.al