Një trajner futbolli sillet si Hulku, çmenduri e Vivasit në Argjentinë

Argjentina njihet se nuk ka futbollin më engjëllor në planet. E vërtetoi emrin e saj të keq, kur ndodhi edhe ajo që nuk ishte parë në të kaluarën. Një trajner kaloi në çmenduri ndërsa u përjashtua nga loja. Nelson Vivas, një ish-lojtar që ka luajtur edhe në Europë (69 ndeshje për Arsenalin) reagoi ashpër për atë që e quajti mosdhënie penalltie për ekipin e tij, Estudiantes, në ndeshjen që po luhej ndaj Boka  Juniorsit.

Rezultati ishte 0-0, dhe Vivas reagoi me shumë nerva ndaj vendimit të gjyqtarit. Kjo mjaftoi që t’i jepej kartonii kuq, por pikërisht në atë moment, Vivas “doli mendsh”, duke grisur fanelën që kishte veshur dhe duke bërë gjeste që do t’ui kishte zili vetë mjeshtri i Arteve të përziera marciale (Wrestling), Hulk Hogan.

Sfidanti.al