Ish-futbollisti i përfaqësueses italiane Alesandro Nesta ka kohë që është aktivizuar si trajner dhe, aktualisht, ai ndodhet në krye të stolit të drejtimit të klubit amerikan të Majamit. Por, pavarësisht se ndodhet në SHBA, ai i ndjek më vëmendje zhvillimet në Italinë e tij të lindjes dhe në Evropë, në përgjithësi. Ky-ish mbrojtës i Lacios dhe i Milanit ka luajtur shumë herë kundër Juventusit, për të cilin tthotë se zotëron kualitetin e duhur për t’u bërë kampion i Evropës.
“Unë nuk jam dakord se ky është Juventuesi më i mirë në histori, duke pasur parasysh lojtarët që ai zotëron tani. Sipas meje, kur kishte në përbërje Zinedin Zidanen, Juventusi kishte një ekip më të fortë. Sidoqoftë, ekipi aktual i Juventusit i ka të gjithë mundësitë që ta fitojë Ligën e Kampioneve të Evropës, pasi të gjithë futbollistët e tij janë në gjendje që të luajnë në mbrojtje dhe, në të njëjtën kohë, të organizojnë kundrsulme të rrezikshëm. Ky ekip ka lojtarë të jashtëzakonshëm, si Iguain, Kuadrado dhe Dibala që janë shumë të rrezikshëm para portës së kundërshtarit”, thotë ai.
Sfidanti.al