Jorge Valdano, lojtar i Real Madridit mes viteve 1984-1987 dhe trajner i skuadrës “Merenge” për dy sezone (1994-1996), analizoi humbjen 2-0 të foamcionit spanjoll në Liverpul. “Nga të gjitha problemet që ka Real Madridi, ky i Kilian Mbape është më i vogli. Ai është një super yll dhe është në kulmin e karrierës së tij… Ai është 25 vjeç,” tha ish-futbollisti 69-vjeçar për “Movistar Plus+”. Valdano përfitoi nga rasti për të risjellë në vëmendjen e tifozëve se Kilian Mbapé “është i njëjti që goditi një penallti në një finale të Kupës së Botës… Franca kishte pësuar dy gola ndërsa sulmuesi që e konsiderojmë si problem shënoi tre gola në 20 minuta”.
sfidanti.al