Formula 1 do të qëndrojë në Autodromin Kombëtar të Monza deri në vitin 2031. Marrëveshja zyrtare u nënshkrua mes palëve për një shifër vjetore që do të rritet për shtatë vitet e ardhshme, prej rreth 180 milionë euro. Nënshkrimi erdhi pas përfundimit të punimeve të modernizimit që Aci kishte ndërmarrë muajt e fundit. Rikonstruksion ky që përfundoi në kohë rekord. E ndërtuar në vitin 1922, Autodromo Nazionale di Monza ka qenë gjithmonë i pranishëm në Kampionatin Botëror që nga edicioni i parë në 1950, përveç edicionit të vitit 1980 i cili u zhvendos për shkak të punimeve që po bëheshin. Presidenti i Aci dhe nënkryetari i FIA-s, Angelo Sticchi Damiani, tha se ishte “i nderuar që Aci ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Çmimit t madh të Monzas në F1 deri në vitin 2031, duke shtuar se bëhet fjalë për qarkun më të vjetër në botë, që pret një garë të Botërorit”. Duke falenderuar edhe Stefano Domenicalin, presidentin e F1, Daminai shtoi se ishte “i lumtur që e Monza do të vazhdojë të jetë në kalendar edhe për vitet e ardhshme. Ky autodrom është zemra e F1 dhe atmosfera që krijohet në qarkun e tij është unike në botë”. Pesë pilotë aktualë kanë fituar në Monza në karrierën e tyre: Alonso, Hamilton, Verstappen, Leclerc dhe Gasly. Në botërorin e vitit 2025 të Formula 1, Gara e Çmimit të madh të Italisë, në Monza është planifikuar për t’u zhvilluar fundjavën e 7 shtatorit.
sfidanti.al