Ancelotti: Bayerni i ngjashëm me Realin

Pasi pushtoi La Ligën falë humbjes së Barcelonës ndaj Gironas, Real Madrid tani po ndjek finalen e Ligës së Kampionëve. Trajneri i spanjollëve, Carlo Ancelotti ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Bayernit të Mynihut, që do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe pa pagesë në Radio Televizionin Shqiptar.

“Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta. Si klube janë të ngjashëm, kanë një histori të madhe dhe shumë suksese mendoj se ne e respektojmë njëri-tjetrin ashtu siç duhet, sepse në ndeshjen e parë ata dolën shumë mirë dhe më mirë se ne.

Ancelotti nuk ka frikë nga euforia pas fitores në La Liga. “Ne jemi shumë të emocionuar sepse mund të jetë një tjetër natë magjike për ne, por nuk ka optimizëm. Ka vetëdije për vështirësitë.”

Motivimi i ekipit. “Sot ia vlen të përjetohet. Me gjithë entuziazmin e botës. Ky është një motivim shumë i madh. Para ndeshjes vjen shqetësimi, pak frikë. Përgatitja për një gjysmëfinale është spektakolare. Të jep shumë motivim. ”

Ndaj Bayernit të shmangim kundërsulmet. “Këto dy ekipe në tranzicion bëjnë shumë mirë. Janë dy skuadrat më të rrezikshme në Evropë në këtë kuptim. Tranzicionet mund të shmangen me një balancë të mirë. Rreziku mund të menaxhohet.”

Nëse Bayern i ngjan Realit. “Po, është e ngjashme. Ata kanë lojtarë me shumë përvojë në klub – shtoi Ancelotti. Nëse ka kohë shtesë, ne do ta luajmë”.

sfidanti.al