Topi i Artë i Maradonës do të dalë në ankand

Topi i Artë i fituar në vitin 1986 nga Diego Armando Maradona është gjetur dhe shumë shpejt do të dalë në ankand për një vlerë të konsiderueshme. Argjentinasi u shpall lojtari më i mirë i vitit dhe ishte njeriu i momentit në futboll duke fituar edhe Topin e Artë por që u vodh në 26 tetor të vitit 1989 nga klani i Giuseppe Misso-s që grabiti një bankë e cila kishte marrë përsipër edhe sigurinë e trofeut. Lajmin e ka dhënë e përditshmja franceze “Lequipe”, sipas së cilës, Diego bëri gjithçka për ta gjetur por më pas u dorëzua pasi e pa që ishte e pamundur. Topi i Artë u gjet në vitin 2016 dhe autenticiteti i tij do të vlerësohet zyrtarisht në datën 2 prill. Nëse konfirmohet si origjinal, trofeu do të dalë në ankand ku pritet të shitet për 12-15 milionë euro dhe të ardhurat do të shkojnë në llogarinë e pasardhësve të ligjshëm të “El Pibe Doro”.