Bukuroshja ruse, Lopireva: Mesi apo Ronaldo? Po zgjedh Ramosin!

Rusia e ka zgjedhur si ambasadore të Botërorit 2018. Në një periudhë kur vendi i madh “pikturohet” me ngjyra të errëta në Perëndim, ishte një emërim i zgjuar i ish-Misit për t’u takuar me misionarët e Europës. Së fundi, Viktoria Lopireva ishte në Spanjë, për të diskutuar detajet e organizimit të Kupës së Botës, ku natyrisht pritet të jetë edhe kombëtarja spanjolle.

Prezantuesja televizive (dhe po ashtu një bloger) u pyet (në mënyrë të pashmangshme) nëse pëlqente më shumë Kristiano Ronaldon apo Lionel Mesin. Kuptohet, pyetja nuk ishte thjesht në aspektin teknik, por atë njerëzor si meshkuj. Rusja e bukur bëri një driblim të vërtetë. “Të dy janë shumë interesantë, por unë po zgjedh Sergio Ramosin”, – tha ajo, duke veçuar kapitenin e Realit. Lopireva deklaron se është tifoze pa kushte e futbollit, një pasion që e ndihmon edhe në punën e saj.

Sfidanti.al