Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, pati ndenja të përziera mbas eliminimit të ekipit të tij në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, pasi, nga njëra anë, ai është i zhgënjyer, për shkak të dështimit të Barcelonës së tij që të bënte një mrekulli tjetër në “Kamp Nou”, ndërsa, nga ana tjetër, ai është i kënaqur nga reagimi i tifozëve. “Luço”, sikurse e quajnë shkurt Enriken, zhvilloi ndeshjen e tij të fundit, si trajner i Barcelonës, në konkurrimin më elitar të futbollit, por, megjithatë, ai është i kënaqur nga duartrokitjet që mori nga tifozët që tregojnë epërsinë e klubit gjigant katalonjas, ndërsa vuri në dukje se atë, deri në fund të jetës, do ta ndjekë një diçka nga ndeshja e parë me Juven në Torino.
“Jam krenar që isha pjesë e këtij ekipi në Ligën e Kampioneve. Kjo ishte një natë fatkeqe për neve, por tifozët na përcollën neve si të ishim heronj. Kjo gjë është më e rëndësishme sesa rezultati i ndeshjes. Ne zhvilluam një lojë shumë të keqe në pjesën e parë të ndeshjes në Torino dhe që, atje, u përcaktua ‘udhëtari’ për në fazën e mëtejshme. Deri në fund të jetës sime, mua do të më ndjek ajo pjesë e parë e ndeshjes në Torino”, tha Luis Enrike në konferencën e shtypit mbas ndeshjes së mbrëmshme.
Sfidanti.al