Nga na doli ky Mbape, daloshi futet në historinë e Championsit

Sulmuesi i talentuar francez, Kilian Mbape, arriti që të shënoi në të dy ndeshjet ndaj Borusias së Dortmunit. Monako doli në gjysmëfinale, pasi fitoi edhe ndeshjen çerekfinale të kthimit, 3-1, dhe Mbape, tani, është ylli nr.1 i këtij kubi francez. Ai shkroi histori në Ligën e Kampioneve, duke qenë se u bë futbollisti i katërt që ka shënuar gol në çdo ndeshje në katër ndeshjet e fazës “knock out” të kësaj Lige. Me golin që shënoi dje, në ndeshjen mes Monakos dhe Dortmundit, në moshën 18 vjeç e 120 ditë, ai u bë futbollisti më i ri në hisotrinë e Ligës së Kampioneve që shënon nga një gol në dy ndeshjet çerekfinale të saj.

Sfidanti.al