Juventus, ‘Zonja e hekurt’; 531 minuta pa pesuar gol ne Champions

Juventus konfirmohet si skuadra me mbrojtjen më të hekurt në Evropë. Në Camp Nou në ndeshjen me Barcelonën, Zonja e Vjetër barazoi 0-0 në një ndeshje ku Messi, Neymar apo Suarez e patën të pamundur të çanin repartin e prapavijës. statistikat flasin qartë për këtë forcë të skuadrës së drejtuar nga Allegri. në 10 ndeshje të Ligës së Kampioneve, Juventusi ka pësuar vetëm 2 gola. të vetmit që kanë mundur të gjejnë një rrugë për të shënuar në portën e Buffon janë Tolisso në barazimin 1-1 të torinezëve me Lionin dhe Nico Pareja në fitoren 3-1 që bardhezinjtë morën ndaj Sevillas.

Në total, janë 531 minuta që Juventusi nuk pëson gol, duke vendosur një rekord përsa u përket ndeshjeve në arenën evropiane. Por jo vetëm kaq, Juventus është skuadra e dytë në këtë sezon që nuk e lejon Barcelonën që të shënojë në ndeshjet e luajtura në fushën e saj, e para ka qenë Malaga në La Liga në sfidën e muajit nëntor të 2016.

sfidanti.al