Këto fjalë i tha një tenist fare i ri, vetëm 19-vjeçar. Nuk është se ai po bënte seks, por diçka e tillë ndodhi kur ai po luante njën ndeshje në turneun Open të Sarasotës në Florida. Frensis Tiafo (Frances Tiafoe) po bëhej gati të shërbente, kur dëgjoi rënkimet me ze të lartë të një gruaje. Fillimisht, Tiafo ktheu kokën dhe nisi të buzëqeshte duke pyetur veten nëse ishte pikërisht ajo që ai po mendonte. Në të njëjtën kohë, publiku në tribuna po qeshte.
Kundërshtari i tij, Miçëll Kruger, shkoi tek vendi i tij, mori një top tenisi rezervë dhe e gjuajti me raketë në drejtimin nga dukej se vinin zërat. Kjo nuk ndryshoi asgjë. Në kohën që një mama po i thoshte djalit të saj të vogël të mbyllte veshët, Tiafo u kthye në drejtimin nga vinin rënkimet dhe thirri: “Jo, nuk mund të jetë vërtet kaq bukur”.
Sfidanti.al