Sancho rikthehet te Dortmund

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë Jadon Sancho mund të konsiderohet një lojtar i Borussia Dortmund. Klubi gjerman ka arritur marrëveshjen me Manchester United për një huazim të thjeshtë të lojtarit deri në qershor. Në këto momente dy klubet po diskutojnë edhe detajet e këtij transferimi dhe më pas do të zyrtarizojnë rikthimin e anglezit në Bundesligë.

Kujtojmë që 23-vjeçari spikati me fanellën e Dortmund (2017-2021) në kampionatin gjerman dhe më pas u transferua te “djajtë e kuq” në verën e vitit 2021 për 85 milionë euro. Sancho humbi shkëlqimin në Premier League (vetëm 3 ndeshje të luajtura këtë sezon) dhe tashmë është gati të rikthehet te Borussia për të rigjetur formën optimale.

sfidanti.al