Sulmuesi Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor në ndeshjen e Superkupës së Francës kundër Toulouse që i dhuroi PSG-së trofeun e radhës por në intervistën pas sfidës, ai krijoi shumë pështjellim duke e veshur me më shumë mister fatin e të ardhmes së tij.
“Nuk kam marrë ende një vendin, por kemi një akord me presidentin Al Khelaifi, një marrëveshje ku të gjithë palët janë të mbrojtura. E ardhmja ime nuk është një çështje e brendshme e klubit”, u shpreh Mbappe në zonën miks. Pavarësisht se ku do të vijojë karrierën e tij, me golin e shënuar në këtë finale, Mbappe kapi shifrën e 111 golave duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.
sfidanti.al