Java e 11 rikthen probleme të vjetra në Kukës e Korçë

Ka një këmbanë alarmi që bie në Korçë ku Skënderbeu po jep sinjale jo pozitive prej javësh. Skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenovic është në rënie të lirë prej dhe hijet e zonës së ftohtë janë më të pranishme si për të përfocuar festën e Halloween në juglindje. Disfata ndaj Dinamos rivale direkte dhe për më tepër në një muaj ku rezultatet pozitive munguan, e rëndojnë disi situatën në kampin korçar ku tashmë duhet të bëjnë llogaritë mirë në çdo hap të hedhur.

Lajmi i vetëm i mirë në këtë situatë është humbja e Kukësit në fushën e Egnatias por në krahun tjetër, Dinamo City merr oksigjen me te dytin rezultat rresht pozitiv e për më tepër me golin e Lorenco Vilës, i cili u ble për të bërë pikërisht këtë gjë, golat. Në ndeshjen tjetër të shoqëruar jo pa polemika (kontestimet janë pjesë e pandarë e çdo jave), Egnatia me vështirësi kaloi Kukësin që prej javesh ka fituar një vazhdimësi në lojë dhe rezultate. Pavarësihst humbjes, Stavri Nica mund ta bëjë gjumin të qetë ndërsa lideri i klasifikimit Edlir Tetova nuk ka ka thënë asgjë të re, Egnatia është sot një realitet i bukur.

sfidanti.al