Zinedine Zidane u është përgjigjur zërave se ai mund të bëhet trajner i Manchester United.
“Kur isha lojtar, mund të zgjidhja pothuajse çdo klub. Si trajner, nuk ka 50 klube ku mund të shkoj. Ka dy ose tre mundësi. Nëse kthehem në një klub, është për të fituar. Këtë e them me modesti. Kjo është arsyeja pse unë nuk mund të shkoj askund. Për arsye të tjera, gjithashtu, mund të mos mund të shkoj kudo. Cilat? Gjuha, për shembull. Disa kushte i bëjnë gjërat më të vështira. Kur njerëzit më thonë: ‘A dëshiron të shkosh në Mançester?’ Unë e kuptoj anglishten, por nuk e zotëroj plotësisht atë. E di që ka trajnerë që shkojnë në klube pa e folur gjuhën, por unë punoj ndryshe. Për të fituar, shumë elemente hyjnë në lojë. Është një kontekst global. Unë, e di se çfarë më duhet për të fituar”, ka thënë Zidane në një intervistë për L’Equipe.
sfidanti.al