Në vitin 2011, shkëncëtarët belgë përdorën një sistem me lazer për të matur me detajet më të hollësishme sprintin e Usain Bolt, i konsideruar si njeriu më i shpejtë i historisë dhe e dini se në cfarë përfundimi dolën? 67.13 metrat e parë të garës ai i përshkopi me shopejtësinë rekord 43.99 km/h. Një felin i vërtetë i veshur me lëkurë njeriu sprinteri xhamajkian që ka fituar gjithcka të mundshme në mbretëreshën e sporteve, atletikë.
Tashmë i tërhequr nga sporti duhet të përballojë kostot e të qënit njeriu më i famshëm i atletikës, ndërsa llogaria e tij bankare u boshatis me rreth 10 milionë euro nga njerëz ende të panjohur e Bolt ka marrë një goditje jo të vogël nga kjo ngjarje por faktet janë të qarta, ai është ndoshta atleti më dominues i historisë. 3 herë kampion olimpik në 100 metra që është edhe evenimenti më spektakolar i olimpiadës, ndërsa nuk ka munguar në takimet me të artën as në 200 dhe 4 x 100. Në Xhamajkë është hero kombëtar ndërsa në botë atleti më spektakolar i pistave të shpejtësisë. Superstar i olimpiadave, sharmant dhe sigurisht një njeri me shumë humor.
U rrit me fiksimin për t’u bërë sportist i madh dhe me pasionin e tij për bejsbollin, por vendimi më i mirë që ka marrë në jetë është pëkushtimi ndaj atletikës. Rekordmen i pathyeshëm në 100 metra, Bolt dikur është shprehur: “Nuk shqetësohem më për startin e një gare sepse fundi është më i rëndësishëm”.
sfidanti.al