Basketbolli, sporti që lindi në SHBA

Basketbolli është një nga të paktët sporte me famë globale i shpikur përtej Atlantikut. Ishte saktësisht viti 1891 kur në Springfield, Massachusetts, mësuesi kanadez i fiskulturës, James Naismith publikoi idenë e tij në moshën 31-vjeçare. Ideja ishte që ai të krijonte një sport i cili duhej të luhej brenda katër mureve për të evituar temperaturat e ulëta të dimrit, ndërsa loja nisi të bëhej menjëherë popullore.

Pak vite më vonë u aplikua masivisht në kolegjet amerikane ndërsa Shoqata e Basketbollit Amerikan u krijua në vitin 1946 për të nisur një kapitull të suksesshëm pasi basketbolli sot është pjesë e rëndësishme e kulturës amerikane. 13 ishin rregullat e fillimit ndërsa në aplikimet para, skuadrat ndaheshin me nga 9 lojtarë. Objektivi ishte i qartë, topi të futej në koshin e pjeshkëve i vendosur në rreth 4 metra lartësi në tavanin e palestrës së shkollës. Driblimi nuk lejohej e as faullat ndërsa fillimisht loja u ëuajt me top futbolli.Ushtria amerikane e eksportoi lojën në Europë vetëm dy vite pas krijimit ndërsa ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare u luajt në vitin 1909 në Shën Petersburg mes ekipit vendas dhe miqve amerikanë. Titulli i parë olimpik u fitua nga SHBA që në pjesëmarrjen e parë të basketbollit në olimpiadën e vitit 1936.

Gjithsesi, asnjëherë ky sport nuk u zhvillua në mënyrë integrale në dy kontinetetet. NBA në SHBA ka më shumë karakter financiar ndërsa në Europë basketbolli por ruan me fanatizëm shpirtin sportiv. Në vitet 80 ky sport kishte çpësuar një rënie drastike në SHBA por lojtarë si Magic Johnson apo Larry Bird rikthyen sërish njerëzit në pallatet e sportit. Liga të tjera të fuqishme janë edhe Euroleague në Europë dhe Kampionati Kinez. Në 140 vite histori, ky sport ka ndryshuar shumë por ideja fillestare e profesorit kanadez mbetet po ajo, fiton ai që arrin që arrin ta kalojë topin në koshin e famshëm, prej shumë dekadash jo më i frutave por i basketbolllit.

sfidanti.al