Paul Pogba nuk ia del mbanë të konfirmojë negativitetin e tij me testosteron

Është një ditë e errët për mesfushorin e talentuar nga Franca, Pol Pogba pasi edhe analizat e dyta kanë treguar se ai me të vërtetë ka përdorur testosteron. Analizat e dyta që i janë bërë kampionit të marrë nga Pogba më 20 gusht pas ndeshjes mes Juventusit dhe Udinezes kanë treguar se rrezultatet e analizave të para kanë qenë të sakta. Niveli i këtij hormoni në trupin e lojtarit ka qenë shumë herë më i lartë nga norma e lejuar dhe ky fakt mendohet se do t’i kushtojë shtrenjtë futbollistit, i cili minimalisht mund të pezullohet për një vit nga të gjitha aktivitetet sportive.

sfidanti.al