Armando Broja po shkn drejt një tjetër grumbullimi si titullar pasi trajneri Maurizio Pocchettino ka shkëputur fjalë të ëmbla për sulmuesin e tij në prag të transfertës së Brighton. Ky i fundit nuk humb shans për t’i thurur elozhe shqiptarit, i cili në ndeshjen e parë të nisur si titullar pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë justifikoi besimin duke shënuar gol. Ai edhe pse evidenton se shqiptari është një lojtar i talentuar, vlerëson faktin si ka mundur të rikuperohet në kohë rekord nga ai dëmtim i rëndë në gju.
“Mënyra si rikuperoi nga ai dëmtim i rëndë tregon shumë. Kemi shumë besim tek ai dhe për këtë motiv e aktivizova kundër Fulham. Mendoj se ka nevojë për kohë që të ndihet i kompletuar”.
sfidanti.al