Trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtareve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të eleminatoreve për Kampionatin Evropian. Dardanët përballen fillimisht me Andorrën në 12 tetor, ndërsa tre ditë më vonë me Izraelin. Gjendja në Grupin I nuk është aspak e mirë për dardanët pasi rrugëtimi për në Gjermani ka përfunduar me asnjë fitore dhe 3 barazime në 5 ndeshjet e para.
Me Andorrën synohet fitoja e parë në këtë fazë të grupeve, pasi kombëtarja nga Pirenejtë ka pikë më pak, ndërsa me Izraelin parashikohet një përballje shumë e vështirë. Ajo çfarë bije në sy është ftesa e Glihas për yjet e Ballkanit, Qëndrim Zyba e Lubardh Dellova dhe ajo e Ilir Krasniqit të Llapit. Të ftuar janë edhe Meriton Korenica, Albion Rrahmani ndërsa ndryshe nga shtatori nuk është ftuar Ermal Krasniqi. Mungesa të rëndësishme janë Rrahmani dhe Vojvoda.