Serbët mërziten me tifozët e AEK

AEK priti Ajax në ndeshjen e javës së dytë të Grupit B të Ligës së Evropës në praninë e 30 mijë tifozëve. Ndeshja përfundoi 1-1 pasi Steven Berwijn shënoi një penallti për Ajax në minutën e 30-të dhe Domagoj Vida i barazoi shifrat minutën e 74. Tifozët e AEK-ut në OPAP Arena kanë shfaqur një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e cila u bë temë e mediave serbe pas ndeshjes. B92 thekson se “tifozët i befasuan në mënyrë të pakëndshme të gjithë në Serbi”.

Mbështetësit e AEK jo shumë kohë më parë kishin një slogan që thoshte të kundërtën, kështu që askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit nga Athina. “Kurir” ka publikuar një artikull me titull: “Tradhti! Tifozët grekë goditën me thikë serbët në zemra: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi të gjithë në Serbi”. Telegraf.rs shkruan për një “banderolë tronditëse” dhe një “surprizë të pakëndshme” e shton: “Për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, ata vetëm pak muaj më parë kishin një mesazh krejt tjetër”. “Sportal.blic.rs” e përshkruan gjithçka si “Megaskandal”.

sfidanti.al