Besa e Kavajës e drejton “gishtin e akuzës” ndaj arbitrave të ndeshjes së humbur në Peshkopi përballë Korabit. Në një postim në rrjetet sociale, klubi kavajas shkruan:
“Vjedhje e turpshme. Hajdutë të veshur si arbitra vjedhin ndeshjen në mes të ditës. Pesë minuta para përfundimit anulohet goli i ekipit tonë, në mënyrë qesharake autogoli jepet për ‘offside’, kur dukshëm lojtari i Besës është 1 metër prapa atij të Korabit. Pjesa me e çuditshme ishte kur kryesori pyet anësorin ‘përse u anulua kur ishte autogol’, ndërsa anësori përgjigjej ‘të shikojmë videon dhe më pas të vendosim’.
Edhe sa kohë do të vazhdojnë këta ordinerë me bilbil në gojë të vendosin ndeshjet me paramendim? Edhe sa kohë do të vazhdojnë të tallen me investimet tona dhe djersën e futbollistëve??? FC Besa kërkon marrjen e masave për arbitrat e sotëm (të së shtunës) dhe të ketë drejtësi në ndeshjet e ardhshme”.
sfidanti.al