Real Madrid dhe Chelsea në gjurmët e Thuram

Marcus Thuram e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e tij te Interi, duke bërë që të harrohet shpejt belgu Romelu Lukaku, teksa tifozeria zikaltër e ka tashmë atë si ‘beniaminin e ri’. Sulmuesi francez u transferua te Interi në verë me parametra zero, pasi i përfundoi kontrata me Borussia Monchengladbach, megjithatë nëse vijon me paraqitje të tilla, mund të lërë zikaltrit që në fund të sezonit. Chelsea dhe Reali i Madridit kanë nisur të monitorojnë paraqitjet e 26-vjeçarit francez, pasi e shohin përforcim ideal, duke qenë se të dy klubet nuk kanë në organikë sulmues me peshë.

Ndonëse është ende herët, bëhet fjalë për dy klube që mund të ofrojnë para mjaftueshëm sa të joshin Interin të shesë francezin. Gjithsesi shumë do të varet nga ecuria e Thuram, që pas një starti perfekt të sezonit, duhet të sjellë konfirmime në të ardhmen..

sfidanti.al