Sancho përjashtohet nga çdo strukturë e Man. United

Sulmuesi Jadon Sancho është përjashtuar plotësisht nga Manchester United pas përplasjes që pati me trajnerin Erik Ten Hag. Ai u pezullua fillimisht pasi publikoi një deklaratë ku kërkonte largimin e Erik ten Hag pasi ai u la jashtë skuadrës për humbjen 3-1 ndaj Arsenalit. Ish-lojtari i Borussia Dortmund mohoi pretendimet se ai nuk performoi në nivelet e kërkuara në stërvitjepor më vonë e fshiu postimin pa kërkuar falje për atë qëndrim që sipas klubit dhe trajnerit, ishte shumë i gabuar.

“The Mirror” zbulon se ai është përjashtuar nga të gjitha ambientet e skuadrës së parë dhe nuk i lejohet të shoqërohet me shokët e tij të skuadrës e as të përdorë zonën e ngrënies së ekipit të parë. Vetë lojtari është ende i vendosur në refuzimin e tij për të mos kërkuar falje dhe nëse vazhdion në këtë drejtim, largimi në dimër do të jetë i paevitueshëm.

sfidanti.al