Xavi: Kujdes Vedat Muriqin!

Barcelona do të ndeshet mnë ndalesën e radhës me skuadrën e Mallorca-s dhe në konferencën e shtypit, trajneri Xavi është ndalur te forma e mirë që po kalon Vedat Muriqi duke paralajmëruar skuadrën e tij në lidhje me lëvizjet e shqiptarit në fushën e lojës.

“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin defensiv, punojnë me një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath. Do të jetë padyshim një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat”, deklaroi trajneri katalan.

sfidanti.al