Disiplina “kapet” me të Parën…

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka dhënë vendimet e radhës duke bërë “shembull” Vorën dhe Flamurtarin. 100 mijë lekë gjobë për Vorën për shkak të sjelljeve të gabuara të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, ndërsa zv/trajneri i Flamurtarit duhet të mungojë disa ndeshje. Gjoba ka edhe për Lushnjen dhe Elbasanin;

1. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

2. Zyrtari i Luzi 2008, Nertil Ferraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. Lojtari i Flanurtari FC, Marko Krivicic, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i Flanurtari FC, Bekim Kuli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

sfidanti.al